Juventus dëshiron ta transferojë një mbrojtës me të përfunduar ky sezon.
Juventus është duke u përballur me një situatë të vështirë në këtë sezon, pasi leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë të lënduar.
‘Zonja e Vjetër’ nuk dëshiron që të kalojë më në këtë situatë, andaj po tenton ta transferojë mbrojtësin e Genoas, Cristian Romero, përcjell lajmi.net.
Sipas Goal.com, Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, ndërsa transferimi i tij mund të ndodhë me 1 qershor.
Torinasit do të paguajnë 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Genoa.