Juventus po bëhet gati ta shet Paulo Dybalan.
Juventus me shumë gjasë do ta shet Paulo Dybalan në afatin e verës.
Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e skuadrës italiane, andaj këta të fundit do ta shesin për shumën e 130 milionë eurove, përcjell lajmi.net.
Juventus po tenton ta transferojë Mohamed Salahun si zëvendësues të Dybalas.
Për transferimin e egjiptianit, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të paguajë hiq më pak se 200 milionë euro.