Fjalë Kyçe

Juventus e nis me fitore sezonin e ri

Juventus e nis me fitore sezonin e ri

Juventusi ka nisur me fitore sezonin e ri në Serin ë A duke mposhtur Parmën në Ennio Tardini me rezultat të ngushtë 1-0

Juventusi e ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A.

Një gol i Gorgio Chiellini në minutën e 21-të të ndeshjes mjaftoi që bardhezinjtë të shkojnë me tri pikë në Torino.

Pjesa e parë ishte e dominuar prej juventinëve të cilët edhe arritën të goli në minutën e 21-të pas një ndërprerje.

Goditja nga këndi u ekzekutua nga Alex Sandro e ku aty u gjend Chiellini i cili shënoi me kokë.

Në këtë pjesë shënoi edhe Ronaldo por VAR anuloi golin e tij.

Pjesa e dytë ishte po ashtu më e mirë për Juventusin të cilët patën posedimin e topit për 65 për qind.

Me këtë fitore Juventusi nis kampionatin e ri me tri pikë, derisa një ndeshje tjetër e Seria A fillon sonte në 20:45 në mes të Fiorentinas dhe Napolit.