Santiagol Solari e ka lënë edhe një herë Isco Alarconin në stol.
Santiago Solari nuk llogaritë në shërbimet e Isco Alarcon, ku e la edhe dje në stol në humbje ndaj Real Sociedadit.
Real Madrid duket se nuk mund ta ndal largimin e tij në këtë muaj, andaj Juventus e dëshiron transferimin e tij, përcjell lajmi.net.
‘Zonja e Vjetër’ ka kohë që po e kërkon transferimin e Iscos, por që duhet të paguaj një shumë mbi 100 milionë për ta realizuar transferimin.
Juventus e di se spanjolli e kërkon largimin, andaj do ta përdor edhe Cristiano Ronaldon për t’i marrë shërbimet e tij.