Fjalë Kyçe

Juventus me ofertë qesharake për Icardin!

Juventus me ofertë qesharake për Icardin!

A do të shkojë Mauri Icardi te Juventusi? Mes bardhezinjve dhe Interit ka nisur një betejë nervash.

Kampionët e Italisë nuk heqin dorë nga ideja për të sjellë sulmuesin argjentinas në Torino, por oferta që kanë bërë sot për Icardi është vërtet qesharake.

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” nënvijëzon se Agnelli ka ofruar 45 milionë euro për sulmuesin, një shumë tepër e ulët me kërkesën prej 70 milionë eurosh që kërkon Interi. Jo vetëm kaq, por Juventus nuk ofron asnjë lojtar në këtë transferim.

Bardhezinjtë e vlerësojnë Mauro Icardi për shumën e 40-45 milionë eurove, ndërsa Inter shumë më tepër. Ndaj klubi zikaltër shpreson që Napoli, një tjetër ekip që kërkon argjentinas, të jetë më konkret në ofertën e tij, duke kënaqur pretendimet financiare të Interit.