Juventus ka arritur të siguroi shërbimet e Ramsey-t, mesfushorit të Arsenalit.
Megjithatë duket se “bardhezinjtë” nuk do të ndalen në merkato. Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia” kampionët e Italisë do t’i përqëndrojnë forcat në blerjen e Iskos nga Real i Madridit.
Xhanluka Di Marzio, ekpert merkatoje, thekson se Juventus ka pasur interesim për spanjollin për të paktën 5 vitet e fundit.
Mesfushori, ka probleme me trajnerin e ri Solari, që nuk e aktivizon rregullisht, madje debatet janë bërë edhe publike mes tyre. Operacioni pritet të ndodh në merkaton e verës.