Fjalë Kyçe

Juventusi të gatshëm të nënshkruajnë me Locatellin, ofrojnë para dhe një futbollist për transferimin e tij

Juventusi të gatshëm të nënshkruajnë me Locatellin, ofrojnë para dhe një futbollist për transferimin e tij

Manuel Locatelli është lojtari më i mirë i Italisë në këto dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Mesfushori italian ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para, duke realizuar edhe dy gola dhe ka zgjuar edhe më shumë interesimin e skuadrave të mëdha.

Locatelli ka pasur një vit fantastik te Sassuolo dhe është në listën e dëshirave të gjigantëve evropianë si Juventus, Roma, Milan, Manchester City, Arsenal apo Real Madrid.

Megjithatë skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin mbetet Juventusi që tanimë ka bërë një ofertë zyrtare për të.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër ka ofruar para kesh 30 milionë euro në drejtim të Sassuolos dhe një futbollist.

Emrat e Nicolo Rovella, Radu Dragusin dhe Nicolo Fagioli i janë lënë në tavolinë Sassuolos nga Juventusi, ku klubi zigjelbër ka të drejtë ta marrë njërin nga ta.

Sassuolo po e vlerëson 40 milionë euro Locatellin, por synimi i tyre është që pasu Euro 2020 çmimi i tij të rritet në 60 milionë.