Fjalë Kyçe

Ka bërë namin, por e keni vënë re këtë detaj në këngët e Taynës?

Ka bërë namin, por e keni vënë re këtë detaj në këngët e Taynës?

Tayna po vazhdon suksesin e saj në muzikë.

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është shumë e dashur për publikun shqiptar, shkruan lajmi.net.

Që nga fillimet e para të karrierës ajo ka arritur që ta marrë vëmendjen me paraqitjet skenike dhe tani që ka kaluar kohë nuk është më pak e komentuar.

Në fakt Tayna konsiderohet si një ndër rep-artistet më të suksesshme shqiptare.

“Qeqe” është kënga më e fundit nga Tayna, një projekt që është pëlqyer shumë nga publiku. Tayna e nis këngën me një pjesë në gjuhën spanjolle duke u shprehur: “Esta es mi vida sin tu amor, tú eres mi alma, sin ti perdí mi sol, estoy acostumbrada, mi corazón, dame, dame, dame tu amor”. Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por Tayna pëlqen ta përfshijë spanjishten në disa këngë të saj. Kujtojmë edhe këngën “Caliente” të cilën e fillon me fjalët: “Aya yo estoy caliente”. Gjithashtu edhe këngën “Fake” ku shprehet: “Hola, soy la reyna y el rey del rap. Me llamo TAYNA”.