Ka filluar sot kursi bazik për administratorë sporti që këtë herë po mbahet për Federatën Aeronautike të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Kursin po e ndjekin zyrtarë të federatës, klubeve, si dhe garues të aeronautikës.
Aeronautika është federata e 22-të që po e vijon këtë kurs, i cili mbahet për tri ditë radhazi në Hotel Sirius. /Gazeta Alo