Ka filluar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Lideri i VV’së Albin Kurti ka hyrë në takim së bashku me kryeparlamentarin, Konjufca, Albulena Haxhiun dhe zyrtarëve të tjerë të VV’së. Ndërsa nga ana e LDK’së, janë parë Isa Mustafa së bashku me tre nënkryetarët e LDK’së, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani.
Në lidhje me marrëveshjen, Kurti deklaroi se është optimist, por se nuk varet gjithçka nga ai.
“Nuk varet nga unë, vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tashmë që kanë rifillua bisedimet do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes”, tha Kurti
Të pyetur nga rtv21 se a do të arrihet marrëveshja Isa Mustafa tha se po hyjnë brenda për të biseduar, ndërsa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje është shprehur opitmiste.
Ky takim vjen pas takimi të djeshëm që zgjati tri orë por që nuk pati ndonjë rezultat konkret.