Fjalë Kyçe

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj policit të dyshuar për rastin e të miturës

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj policit të dyshuar për rastin e të miturës

Përfundon seanca dëgjimore ndaj policit të dyshuar për rastin e të miturës në Drenas

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj hetuesit policor të Stacionit të Drenasit me inicialet V.V..

Pas seancës avokati Bekim Kafexholli, mbrojtës i të dyshuarit , ka thënë se ajo që është deklaruar në media nuk qëndron krahasuar me dyshimet e prokurorisë.

Ai nuk ka pranuar të flasë më shumë rreth dyshimeve të prokurorit duke thënë se bëhet fjalë për një të mitur.

Vetëm ka thënë se si mbrojtje ka kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet në procedurë të rregullt. Ndërsa Gjykata brenda dy orësh pritet të vendosë për masën që do ta caktojë ndaj të dyshuarit, raporton KTV.

Prokuroria Themelore në Prishtinë pretendon se V.V ka kryer dy vepra penale që janë të sanksionuara me kodin Penal të Kosovës për veprën penale të keqpërdorimit të autoritet zyrtar dhe ndërprerje të shtatzënisë së hershme.