Fjalë Kyçe

Ka vdekur avokati i njohur Ilaz Qerkini.

Ka vdekur avokati i njohur Ilaz Qerkini.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Avokati, Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë. Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë.

Oda e Avokatëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e lagjes “Arbëria”.