Fjalë Kyçe

Kadaj-Bujupi komenton fushatën e VV’së për Prishtinën: Abuzim me pushtetin

Kadaj-Bujupi komenton fushatën e VV’së për Prishtinën: Abuzim me pushtetin

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar fushatën e VV’së për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një video fitoi të gjithë kabinetin qeveritar përfshirë kryekuvendarin Glauk Konjufca që të përkrahin Arben Vitinë. Një veprim i tillë për ish-deputeten është abuzim me pushtetin.

Donika Kadaj-Bujupi komentet i bëri në emisionin Pressing.

“Kjo fushatë dhe spoti sot është huqje e madhe, për mendimin tim. Është fort huqje”, tha Kadaj-Bujupi.

“Me i thirr prej nivelit qendror që hajdeni ta përkrahim një filan kandidati, në këtë rast Benin në nivel lokal, më së pari është abuzim me pushtetin, e dyta nuk është e ndershme sepse kryeministri është dhe duhet të jetë i krejt Kosovës”, shtoi ajo.

“Ministrat kanë punë siç ka pasur edhe Beni dhe nuk është se është shquar shumë as në menaxhimin e pandemisë e as në Ministrinë e Shëndetësisë, prandaj mendoj se është komplet një qasje e gabuar”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Unë si një votuese potenciale u irritova kur e pashë krejt qeverinë në një spot: ne po e përkrahim këtë djalin. Ke shumë abuzuese. Nuk bëhet kështu, mungoi vetëm edhe presidentja me dalë dhe me thënë; ne e përkrahim Benin”, thotë ajo.

“Ke një fushatë degraduese”, përfundoi Kadaj-Bujupi.

“Ndoshta prej panikut kanë gabuar”, theksoi ajo.