Fjalë Kyçe

Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij në Mitrovicë

Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij në Mitrovicë

Kadri Veseli, nën përcjelljen e shumë veturave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, është larguar nga shtëpia e tij në Bair të Mitrovicë.

Nuk dihet nëse eskorta e Kadri Veselit është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës apo jo, pasi për këtë familjarët e tij nuk kanë dashur të flasin.

Kadri Veseli, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku mbahet në Qendrën e Paraburgimit, ka ardhur në Kosovë pas vdekjes së babait të tij.

Klan Kosova merr vesh se ai është lejuar që të futet brenda shtëpisë së tij, por nuk është lejuar që të shkojë te tenda ku priten familjarët dhe të gjithë të tjerët që shkojnë për të shprehur ngushëllime për babain e tij Fazli Veselin që vdiq të mërkurën.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar që ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është lejuar që të vijë në Kosovë, por nuk kanë dhënë detaje se sa ditë do të qëndrojë.