Fjalë Kyçe

Kaka: Shpresoj që Paqueta të shkruajë historinë me Milanin

Kaka: Shpresoj që Paqueta të shkruajë historinë me Milanin

Lukas Paketa do të jetë një armë plus për Milanin që nga janari.

I cilësuar si “Kaka i ri” braziliani arriti nga Flamengo. Cilësitë e tij i ka komentuar edhe “Topi i Artë” i kuqezinjve, Rikardo Kaka.

Për “Goboesporte”, ish-mesfushori u shpreh: “Paqueta duhet të luajë futbollin e tij. Në fillim do të ketë gjithmonë krahasime, por ngadalë me stilin e tij të lojës, ai do të dalë nga kjo situatë. Shpresoj që me Milanin të shkruajë historinë. Jam i lumtur me ardhjen e tij te Milani, shpresoj që të ketë fat dhe karrierë brilante në Europë. Do t’i duhet të mësojë të jetojë me presionin dhe të përdorë institiktin. Do ta gjëj veten sepse shkolla italiane do ta ndihmojë të përmirësohet”, tha Kaka.