Fjalë Kyçe

Kallëzim penal ndaj Gani Thaçit dhe shoferit të tij që u përfshi edhe me 113 kg drogë

Kallëzim penal ndaj Gani Thaçit dhe shoferit të tij që u përfshi edhe me 113 kg drogë

Blerim Pusholli drejtor i Byrosë së Sigurimeve Kosovare ka ngritur kallëzim penal ndaj Gani Thaçit, vëllait të presidentit të vendit dhe shoferit personal të Ganiut, Enis Qerkës lidhur me përleshjen fizike që kishte ndodhur dy muaj më parë në mbledhje të këtij institucioni.

Gazeta Online Insajderi ka arritur që të sigurojë kallëzimin penal të ngritur ndaj Thaçit dhe Qerkës. Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve gjithçka kishte qenë duke shkuar në rregull deri në ora 12:20.

Kur rendi i ditës në këtë mbledhje kishte ardhur tek pika e rendit të ditës për statusin e BKS-së, gjërat kishin ndryshuar. Sipas drejtorit të BKS-së, Ganiu ishte ngritur në këmbë dhe fillimisht ishte afruar tek proces mbajtësja, duke urdhëruar që të ndërpres incizimin, ani pse një gjë e tillë sipas Pushkollit është e kundërligjshme.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Insajderi, Pusholli thotë se pasi që me urdhër të Thaçit ndalet incizimi, ai ka filluar ta sulmoi me grushte, Ganni Sokolic, i cili është kryetar i këshillit.

“Është intervistuar ankuesi Blerim Pushkolli i cili ka deklaruar se më datë 24.10.2018 rreth orës 09:30 ka filluar mbledhja e këshillit administrativ të BKS-së ku prezent në këtë takim kanë qenë katër anëtarët e kompanive të sigurimit, në mesin e tyre Ganni Sokolic i cili është kryetar i këshillit dhe Gani Thaçit – koordinator për planifikim”.

“Sipas ankuesit çdo gjë ka shkuar në rregull deri kur ka ardhur deri te pika e diskutimit të Statusit të BKS-së ku në atë moment Ganiu është ngritur në këmbë, është afruar afër procesmbajtëses të cilën e ka urdhëruar që ta ndërpresë incizimin e takimit i cili është obligativ që të bëhet në çdo mbledhje, dhe i është drejtuar kryetari të këshillit Ganni Sokolic lidhur me  statusin dhe në momentin kur Ganni Sokolic ka qenë duke i shpjeguar organet menagjuese të Byros sipas ligjit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal.

Sipas dëshmisë së Pushollit menjëherë është futur në sallë Enis Qerka, shoferi i Ganisë. E që i cili e ka goditur në fytyrë dhe e ka tërhequr jashtë.

“Gani ka filluar ta sulmoj me grusht Gianin e pastaj i është drejtuar edhe atij duke e goditur me grushte në fytyrë. Ankuesi ka cekur se në momentin kur e ka sulmuar Ganiu, brenda ka hy vozitësi personal i Ganiut, Enis Qerka i cili e ka goditur në fytyrë e pastaj e ka tërhequr dhe e ka nxjerr jashtë pa tendencë për ta goditur atë,  por me qëllim që ta nxjerr jashtë sallës”, thuhet më tej në arsyetimin e kallximit penal.

Deklaratë të ngjashme sikurse drejtori i BKS-së ka dhënë edhe Ganni Sokolic. Edhe ai ka të njëjtin version se teksa ishin duke biseduar për statusin e BKS-së Ganiu është nervozuar dhe ka filluar ta godasë atë. Pas sulmit fizik ndaj tij, Sokolic thotë se viktimë ka qenë drejtori i BKS-së.

“Është intervistuar Ganni Sokoliç i cili ka deklaruar se derisa kanë qenë në mbledhje gjithçka ka shkuar në rregull deri kur kanë arritur në pikën e tetë për diskutimin e statusit të BKS. Pas kësaj Ganiu është ngritur dhe ka shkuar pran tij dhe Blerim Pushkollit ku kanë biseduar për procedurat ku gjatë bisedës janë ngritur tonet dhe ka shkuar pran tij Blerim Pushkolli ku kanë biseduar për procedurat ku gjatë bisedës janë ngritur tonet dhe për këtë kam filluar të ja lexoj ligjin dhe në ato momente ankuesi deklaron se Ganiu e ka goditur, pastaj në këtë moment Blerimi është ngritur nga karrigia ku është sulmuar ai dhe Ganiu”, thuhet më tej.

Kujtojmë se më 24 tetor të këtij viti në zyrat e Byrosë së Sigurimeve Kosovare kishte ndodhur një përleshje fizike. Gani Thaçi dyshohet se ka sulmuar fizikisht drejtorin e BKS-së, Blerim Pushollin dhe kryetarin e këshillit, Ganni Sokolic.

Po ashtu Qarka ishte përfshirë në një tjetër vepër të dyshimtë, ku ishte përfshirë në rastin ku në Prishtinë ishin kapur katër persona me 113 kilogramë drogë.

Insajderi kishte raportuar edhe më herët për rastet e dyshimta në BKS. Aty Ganiu kishte punësuar të fejuarën e djalit të tij.