Fjalë Kyçe

Kamerat kapin pamjet: Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes

Kamerat kapin pamjet: Mevlani i futet Ledjanës në dhomën e zhveshjes

Puntatën e sotme në Përputhen u transmetuan pamje jashtë studios ku si protagonist ishin Mevlani dhe Ledjana.

Bëhej fjalë për një zënkë mes tyre, dhe shkak ishte vajza e re që u fut në Përputhen Prime, Antonela.

Fjalët pozitive që Mevlani kishte kundrejt saj kanë xhelozuar dhe mërzitur Ledjanën. Kamerat në backstage filmuan momentin kur Mevlani i shkonte nga prapa Ledjanës që të sqaroheshin.

Por ajo nuk donte ta dëgjonte.

“Ik më lër rehat se do iki me taksi, nuk dua të dëgjoj,” thotë Ledjana brenda dhomës së zhveshjes.

Mevlani që i shkoi nga mbrapa i thotë: “Po si do ikësh me taksi, po prit moj të sqarohem, se kshu jeni ju duhet me ju ardh nga mbrapa”.