Në lagjen Mati 1 të Prishtinës ka shpërthyer sërish uji i kanalizimit.
Konkretisht në rrugën “Uran Ajeti”.
Si rezultat i kësaj, banorët po rrezikohen nga epidemi të ndryshme.
Banorët e lagjes janë ankuar se po vjen erë shumë e rëndë. Ata kanë dërguar fotografi në redaksi të Gazetës Express ku shihen pamjet e rrjedhjes së ujit të kanalizimit.