Fjalë Kyçe

Kandidatët e PDK-së: Është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë në Podujevë

Kandidatët e PDK-së: Është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë në Podujevë

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal në Podujevë janë ankuar për keqpërdorim të fletëvotimeve dhe të votave qytetarëve, nga kandidatët brenda partisë shkruan Gazeta Express.

Përmes një reagimin e tyre thuhet se ata janë të pakënaqur me punën e komisionerëve dhe KKZ, duke thënë se votat dhe vullneti i qytetarëve është shtrembëruar.

Të njëjtit kanë paralajmëruar ankesë edhe në PZAP.

“Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë. Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme. Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP. Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Te nderuar

Ne grupi i Kandidatëve për Kuvendin Komunal nga Partia Demokratike  ju falenderojmë për votën tuaj për ne.

Jemi shumë të kënaqur me besimin tuaj.

Vota është e shenjtë.

Në vendvotime është bërë masakër zgjedhore brenda subjektit tonë  në Podujevë.

Ne jemi të paknaqur me punën e Komisionerve dhe KKZ, votat dhe vullneti qytetare është shtrembëruar, lidhur me këtë kemi fakte të mjaftueshme.

Ne do të ushtrojme te drejtën tonë të ankesës në PZAP.

Kërkojme nga organet shtetërore që të hetojë keqpërdoruesit e fletëvotimeve dhe vullnetit qytetare.

Andaj kërkesa jone është rinumrimi i plotë i fletëvotimeve.

#PDKshtëpijajonë

Argjend Softolli

Korab Zhugolli

Burim Januzi

Isuf Osmani

Elizabeta Selmani

Lindita Berisha

Miftar Behrami

Valmir Kapiti

Ditjona Statovci