Fjalë Kyçe

Kandidati i AAK-së për Mitrovicën tërhiqen nga gara për arsye personale

Kandidati i AAK-së për Mitrovicën tërhiqen nga gara për arsye personale

Para disa dite kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zyrtarizoi kandidatin për kryetar të komunës se Mitrovicës nga AAK, Nehat Pecin.

Por, ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është tërehqur nga gara për kryetar komune në Mitrovicë.

Arsyet për këtë vendim, Peci tha se janë personale.

Postimi i plotë:

“Të, nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në menyrë të parevokushme të tërëhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!

Faliminderit të gjithve!”.