Fjalë Kyçe

Kandidati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës emërohet nga Serbia kryetar “i përkohshëm” i Vushtrrisë

Kandidati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës emërohet nga Serbia kryetar “i përkohshëm” i Vushtrrisë

Kandidati i Listës Serbe në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Milan Kostiq, është emëruar kryetar i të ashtuquajturit organ përkohshëm i Vushtrrisë, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, raporton “Kossev”.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Serbisë më 18 mars, janë marrë dy vendime për ndryshime kadrovike në organet e përkohshme në Vushtrri dhe Skenderaj, kështu që Kostiq e ka zëvendësuar Aca Mishiqin.

Në seancën e njëjtë në organin e përkohshëm në Skenderaj, është sërish është riemëruar president Rajko Tomasheviq.

Organet e përkohshme janë organe paralele që funksionojnë në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

Milan Kostiq ka qenë zëdhënës i kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa ai po kryente funksionin e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti.