Fjalë Kyçe

Kandidatja Ariana Musliu-Shoshi, takime të përzemërta me qytetarët e Dardanisë

Kandidatja Ariana Musliu-Shoshi, takime të përzemërta me qytetarët e Dardanisë

Kandidatja për deputete, Ariana Musliu Shoshi ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Dardania në Prishtinë për të dëgjuar më për së afërmi kërkesat e kryeqytetasve.

‘Takimi me qytetarë në Dardani! E interesuar për t’i dëgjuar problemet dhe për të ofruar zgjidhje të bazuara në edukim dhe përvojë! PDK# 30 # Dardani’, ka shkruar Musliu-Shoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Kandidatja Musliu-Shoshi shihet se ka pasur takime të përzemërta sy-më-sy me disa prej banorëve. Ariana Musliu Shoshi, e cila hyn për herë të parë në garën për deputetë është pjesë e reformës së brendshme të PDK-së të udhëhequr nga Kadri Veseli për ndryshimin e strukturave partiake dhe freskimin me figura të reja, më të përgatitura profesionalisht dhe ‘me duar të pastra’.

Ariana Musliu Shoshi, e shkolluar jashtë vendit e që punon aktualisht në administraën e Kuvendit të Kosovës është një prej kandidateve më premtuese dhe njëkohësisht ka qenë edhe frymëzuese për aderimin e shumë të rinjve dhe njerëzve të artit e kulturës në PDK.