Fjalë Kyçe

Kane e mirëpret trajnerin e ri Jose Mourinho

Kane e mirëpret trajnerin e ri Jose Mourinho

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane e ka pranuar se nuk pret më për të fituar trofe dhe me trajnerin e ri Jose Mourinho do ta bëjnë këtë. Mourinho zëvendësoi këtë javë Mauricio Pochettinon e shkarkuar dhe kapiteni i Anglisë pranon kjo do t’i japë forcë ekipit pasi synojnë të fitojnë trofeun e parë që nga viti 2008.

Duke folur për menaxherin e ri, Kane tha se tani më nuk pret dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin londinez. “Ai ka fituar në çdo klub ku ai ka qenë. Jam në atë fazë të karrierës time ku unë dua të fitoj”, ka thënë fillimisht Kane për BT Sport.

“Menaxheri i tanishëm, ka fituar shumë trofe. Do të na japë një nxitje dhe madje edhe më shumë besim dhe ky është përfundimisht qëllimi ynë këtë vit”. “Sa herë që një menaxher i ri vjen të gjithë duan të bëjnë përshtypje, të gjithë kanë ngarkesa energjie”.

“Ai e bëri të qartë që nga dita kur erdhi si menaxher se i pëlqen të fitojë”, përfundoi anglezi. Ndryshe, Mourinho e nisi me fitore aventurën te Spurs pasi triumfuan 3-2 në udhëtim te West Ham.