Fjalë Kyçe

Kanosi prokurorin, arrestohet një person në Prishtinë

Kanosi prokurorin, arrestohet një person në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se më 13.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, personin me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Personi i lartcekur, është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një prokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, brenda objektit të këtij institucioni”, thuhet në njoftim.