Fjalë Kyçe

Kanye West thotë se Drake e ka kërcënuar

Kanye West thotë se Drake e ka kërcënuar

Kanye West dhe Drake e kanë çuar në nivel të ri konfliktin e tyre.

Pasi kërkoi që Drake t’i kërkojë falje, Kanye ka shpërthyer në Twitter me disa pohime shokuese.

Në një seri prej 60 postimeve në Twitter, Kanye thotë se Drake e ka kërcënuar me jetë dhe është përgjegjës që një fëmijë është lënduar në një koncert të Pusha T.

“Drake më telefonoi dhe tentoi të më kërcënonte. Fëmiu që u lëndua në koncertin e Pusha T është në gjendje kritike”, u shpreh Kanye në këtë seri të postimeve.

Sipas Kanyes, Drake po tenton të shitet si një reper shumë i fortë dhe se po ec përreth thua se është 2Pack.

Kanye thotë se ai është njeriu që ja hapi dyert Drake në muzikë dhe është “oksigjeni i tij”.