Roma është një qytet i vështirë për të luajtur futboll, jo më kot Fabio Capelo ka thënë se një titull aty vlen sa 5 në Torino apo Milano.
Presioni ndaj dy ekipeve romane është i frikshëm nga tifozët, që kalojnë shumë shpejt nga euforia në depresion, nga pretendimet për titull tek akuzat ndaj lojtarëve e drejtuesve.
Lazio është në një moment të zi dhe barazimi i djeshëm ndaj Sampdorias ishte një tjetër rast që tifozët të sulmonin ekipin, me Milinkoviç Saviç në shënjestër.
Edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha nuk është i qetë në këtë situatë kaotike, sepse gjatë ndeshjes u pa në një moment që të drejtohej nga dikush dhe t’i thoshte “qepe, qepe!”.
Nuk dihet me kë e kishte portieri i talentuar, por presioni i tepruar po e shqetëson jashtë mase dhe tifozët po kalojnë çdo kufi.
Pas ndeshjes së djeshme në rrjetet sociale kritikat për Strakoshën nisnin nga pozicioni i gabuar në momentin e golit të dytë të Samp e deri tek fakti që Strakosha nuk vononte lojën në minutën e 99-të, por e çoi topin në sulm, prej nga Samp e mori dhe shënoi golin e barazimit, raportojnë mediet shqiptare.