Droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.
Gjatë një operacioni të antidrogës, forcat policore italiane arrestuan 32 persona në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.
Raportohet se u kapën rreth 157 kilogramë kokainë, hashash dhe marijuanë; ardhur nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda.
Sipas mediave italiane, vlera në treg e sasisë së sekuestruar kap shifrën 6 milionë euro.