Fjalë Kyçe

Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, arrestohen nëntë persona

Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, arrestohen nëntë persona

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare ka bërë të mundur goditjen e e disa rasteve sa i përket ndihmës së shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Qarku Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, godet tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 27 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 9 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shtetasi i shpallur në kërkim, gjatë ndjekjes nga Policia, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatet në varësi të saj, si edhe shërbimet e DVKM-Korçë, u goditën tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ku si rezultat i tyre u arrestuan në flagrancë 9 shtetas dhe 1 tjetër u shpall në kërkim konkretisht:

  • K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K.D., 21 vjeç, banues në Durrës.
  • L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë.
  • Si edhe K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volksëagen Golf” dhe “Volksëagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volksëagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.