Dy shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjec janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane me rreth 3 kg e gjysmë kokainë.
Ata janë ndaluar gjatë një kontrolli rrugor në territorin e provincës së Xhenovas.
Në automjetin me të cilën po udhëtonin tip Fiat Doblo janë gjetur të fshehura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kg e gjysmë.
Pas kontrollit në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe rreth 50 gramë të tjera kokainë si dhe instrumente për konfeksionimin e saj, shkruan ora.
Të dy shqiptarët kanë precedent penal e shtetasi Meti Lika kishte marrë më parë urdhrin e dëbimit nga territori italian deri më vitin 2022.
Dy shqiptarët ndodhen në burgun Marassi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.