Fjalë Kyçe

Kapen dy shqiptarë me mbi 80 kg lëndë narkotike në Britani

Kapen dy shqiptarë me mbi 80 kg lëndë narkotike në Britani

Haxhi Shehu, 35 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, u dënuan me nga 10 vite e gjashtë muaj burgim, të hënën e kësaj jave për trafik të lëndëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Një vit më parë, më 13 mars 2018, policia gjeti 79 kg kokainë në bagazhin e makinës së tyre tip Ford Focus.

Pas kontrolleve më në detaje policia zbuloi edhe 2 kg të tjera kokainë, e një shumë të konsiderueshme parash.

Hetuesit vlerësuan se nëse do të përfundonte në treg kjo sasi kokaine do të arrinte një vlerë totale prej 8 milionë funte.