Pas një pune operative njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
“Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.
Malli i sekuestruar është si me poshtë:
Tekstil origjina Serbi
Material higjenik origjina Serbi
Nargile origjina Turqi “, thuhet në njoftimin për media.
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtësve.