Fjalë Kyçe

Kapen mbi 3 ton me fishekzjarrë të kontrabanduara në veri të Mitrovicës

Kapen mbi 3 ton me fishekzjarrë të kontrabanduara në veri të Mitrovicës

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.

Sipas doganës, me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar fishekzjarrë/mjete piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar.

“Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar”, thuhet në komunikatën e doganës.