Fjalë Kyçe

Kapet 40-vjeçari i rrezikshëm në Shijak, ishte i dënuar me 15 vjet burg për vrasje

Kapet 40-vjeçari i rrezikshëm në Shijak, ishte i dënuar me 15 vjet burg për vrasje

Një 40-vjeçar i cili cilësohet se një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje u kap nga policia në Shijak të Shqipërisë.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.