Fjalë Kyçe

Kapet kultivuesi i drogës në Koshare, iu gjetën 317 bimë të kanabisit

Kapet kultivuesi i drogës në Koshare, iu gjetën 317 bimë të kanabisit

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në rajonin e Gjakovës, konkretisht në zonën e Koshares në Kufi me Shqipërinë dyshohej për mbjellje dhe kultivim të bimëve të narkotike dhe pas hetimeve, nga fillimi i gushtit kanë vëzhguar atë zonë ku sot në atë zonë pranë dy parcelave ku ndodheshin bimët e dyshuara narkotike kanë ndaluar dhe identifikuar një person të dyshuar (A.H.), shtetas i Shqipërisë.

“I dyshuari i lartcekur është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit kompetent ndaj tij është iniciuar rast, përderisa i njëjti ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë zbuluar dy parcela me gjithsej (317) bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, me madhësi nga 50cm deri në 100 cm .

Nga njësitet kompetente është bërë asgjësimi i bimëve në vend të sigurt ndërsa për shkak të rrezikshmërisë së lartë, konfiguracionit të terrenit dhe se vendi i ngjarjes ndodhej afër vijës kufitare me Shqipërinë, asistencë relevante është ofruar edhe nga Policia e Shtetit Shqiptar.