Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ishte mot me diell dhe i nxehtë, mirëpo në mbrëmje vendi u përfshi nga shiu, bubullima dhe rrufetë, transmeton Gazeta Metro.
Zonat më të goditura nga stuhia e fuqishme ishin Peja, Prishtina, Suhareka si dhe Rahoveci.
Ndërkaq në Prishtinë fotografi, Shkumbin Rama ka kapur një moment shumë interesant ku disa rrufe godasin kryeqytetin.
Pamja duket mahnitëse nga ajo që ka kapur aparati i fotografit Rama.
Më poshtë keni fotografinë.