Fjalë Kyçe

Kapja e drogës, reagon Haxhiu: Operacionin ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji

Kapja e drogës, reagon Haxhiu: Operacionin ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është deklaruar pas kapjes së një sasie të madhe droge sot në Lipjan.

Rreth 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar dhe shtatë persona janë arrestuar, që të gjithë shtetas kosovarë, gjatë një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se aksioni i përbashkët përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uron që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

“Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente. Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët”, ka shkruar Haxhiu.