Sonte mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”.
Manjola Nallbani dhe Orinda Huta janë dy prej anëtarëve të jurisë në këtë garë, shkruan lajmi.net.
Tashmë kanë mbetur pak minuta para se të fillojë finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike” dhe çdo gjë është gati.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihen Manjola dhe Orinda me fustane shumë elegante dhe gati për mbrëmjen e sontme.
Kujtojmë që disa prej pretendentëve për çmiminkryesor në këtë garë janë Flori Mumajesi, Mc Kresha dhe Fifi, Ronela Hajati.