Fjalë Kyçe

Kaq shtëpi do të ndërtohen për familjet me nevojë në Mitrovicë

Kaq shtëpi do të ndërtohen për familjet me nevojë në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në zyren e tij sot priti humanistin dhe Kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Bahtiri në faqen zyrtare në Facebook ka shprehur kënaqësinë për këtë takim dhe bashkëpunimin që pritet ta ketë me këtë shoqatë për të ndërtimin e shtëpive për familjet me nevojë.

“Kisha kënaqësinë të pres në takim humanistin dhe njëkohësisht kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët bisedova për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë”, shkruan Bahtiri, transmeton Gazeta Alo.

Bahtiri shton se me rastin e kësaj marrëveshje do të ndërtohen mbi 50 shtëpi për familjet në nevojë, ku ndihmës do t’i bashkangjitet edhe ai me buxhetin personal për të kontribuar në ndërtimin e një shtëpie.

“Me këtë rast nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” për realizimin e projektit për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet skamnore të cilat nuk e kanë të zgjedhur çështjen e strehimit, ku komuna e Mitrovicës do të participojë me mjete financiare në shumë totale prej 200,000 mijë euro, si dhe ka siguruar pronën komunale për ndërtimin e të gjitha shtëpive për familjet në nevojë.
Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe Lindrit Misini së bashku me “Djemtë e Mitrovicës”, të cilët do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet që janë në nevojë.
Kësaj vepre madhështore të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe “Djemve të Mitrovicës”, iu bashkëngjita edhe unë, ku ofrova mjete financiare për ndërtimin e një shtëpie nga buxheti personal.
Mitrovica po bëhet përmes qeverisjes me duar pastra. Na priftë e mbara”./Gazeta Alo/