Fjalë Kyçe

Karantina e Taynës në një fotografi

Karantina e Taynës në një fotografi

Tayna duket se këto ditë po jeton në ‘botën e çudirave’.

Tayna këto ditë ka pezulluar të gjitha planet rreth koncerteve dhe po qëndron e mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, ajo edhe këtë priudhë po e shfrytëzon për të punuar rreth këngëve të reja si dhe po lexon e po merret me aktivitete të tjera.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të animuar, ku shihet një vajzë e cila është në ‘botën e ëndrrave’.

“Karantina ime në një fotografi”, ka shkruar reperja, e cila duket se këto ditë pandemie po i shijon në maksimum teksa po qëndron pranë më të dashurve të saj.

Edhe gjatë pandemisë, Tayna ka menduar për fansat e saj, ajo ditë më parë publikoi këngën “A jo”, në versionin audio.