Fjalë Kyçe

Karateistët tanë mbesin ende në luftë për medalje evropiane

Karateistët tanë mbesin ende në luftë për medalje evropiane

Karateistët tanë mbesin ende në luftë për medalje evropiane, shkruan GazetaAlo.

Karateistët tanë po i vazhdojnë sot garat në kampionatin evropian, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Fortesa Orana (+68 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg), po e kërkojnë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Orana ishte duke fituar 2:0 ndaj spanjolles, Laura Palacio, në luftën e dytë, por në sekondat e fundit gjyqtarët e diskualifikuan.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e deritashme të garuesve tanë:

Albulena Gërvalla (-55 kg), humbje në luftën e parë, mund të kualifikohet në repesazh.

Fortesa Orana (+68 kg), shënoi një fitore, u kualifikua në repesazh
Orges Arifi (-60 kg) nuk ka garuar ende
Ylli Cenaj (-67 kg), humbje në luftën e parë.

Elhami Shabani (-75 kg) shënoi dy fitore, ndodhet në repesazh
Alvin Karaqi (-84 kg) shënoi dy fitore, u ndalë në të tretën

Herolind Nishevci (+84 kg) humbje në luftën e parë, ndodhet në repesazh. /GazetaAlo.