Fjalë Kyçe

Kasapolli: Kërkush s’ka sakrifiku ma shumë se kosovarët për nanën Shqipëri

Kasapolli: Kërkush s’ka sakrifiku ma shumë se kosovarët për nanën Shqipëri

Agim Kasapolli ka qenë i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 të dielën që shkoi, ndërsa ka treguar histori të ndryshme nga e kaluara.

Doajeni i gazetarisë sportive në Kosovë e ka treguar një rast kur me Reprezentacionin e Kosovës e kishin mposhtur Kombëtaren Shqiptare në basketboll në Shkodër dhe sipas tij, reagimin jo të pritshëm të ekipit kundërshtar.

Gjithashtu, Kasapolli shtoi se Kosova dhe kosovarët kanë dhënë dhe kanë bërë shumë për nënën Shqipëri, por që nuk kanë marrë shumë në të njëjtën kohë.

“Kërkush s’ka sakrifiku ma shumë se kosovarët për nanën Shqipëri. I mujtëm në Shkodër, gati u tranun”, deklaroi Kasapolli.

Më poshtë mund ta shihni të plotë emisionin “Favorit” në Youtube.