Fjalë Kyçe

Kastrati: 2800 shqiptarë luftuan për pavarësinë e Kroacisë – normale pritjet për garanci për luftëtarët e UÇK-së

Kastrati: 2800 shqiptarë luftuan për pavarësinë e Kroacisë – normale pritjet për garanci për luftëtarët e UÇK-së

Ish-eprori i UÇK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se janë normale pritjet që Kroacia të ofronte garancë në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, pasi dhe vet shqiptarët ishin ata që morën pjesë në luftën për çlirimin e Kroacisë.

Kastrati në Info Magazine, tha se ishin 2800 shqiptarë që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, ku 87 prej tyre humbën jetën, njofton Klan Kosova.

”Kam qenë në kontakte të vazhdueshme dhe me miq të tjerë me Ambasadën Kroate këtu në Prishtinë, dhe asnjëherë nuk është thënë se Republika e Kroacisë zyrtarisht apo presidenti i saj ka garantuar për luftëtarët që janë në Hagë”.

”Kryetari i Unionit të Shqiptarëve, Çollaku dhe Kaçinari, kanë dërguar një letër zyrtarisht në emër të komunitetit shqiptar në Kroaci, edhe Presidentit, edhe Parlamentit, edhe Kryeministrit që Republika e Kroacisë të bëjë maksimumin e vet, të japë përvojën e saj që e kanë jashtëzakonisht të madhe, dhe të mbështes miqtë e tyre në këtë rast shqiptarët, apo luftëtarët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë”.

”Kjo ka qenë ajo zyrtare që është bërë në relacion të Komuniteti Shqiptar – Republika e Kroacisë”.

”Kurse anasjelltas asnjë dokument, asnjë deklarim zyrtar nuk është dal deri më tani përveç kësaj që është demantuar nuk ka se Republika e Kroacisë, do të garantojë dhe mbështes një kërkesë të tillë”.