Pas publikimit të deklarimeve të pasurisë, në listë si më i varfëri doli të jetë kryetari i Kamenicës, i cili kishte deklaruar vetëm 35 euro. E Kastrati për T7, ka treguar se pse e ka një shumë kaq të vogël në llogarinë bankare, dhe si e shfrytëzon rrogën e tij.
Mbajnë pozita të njëjta. Agim Bahtiri e Qëndron Kastarati janë kryetarë të dy komunave. Ata marrin edhe pagë të njëjtë. Mirëpo, në deklarimin e pasurisë ata dallojnë shumë. Derisa, Bahtiri ka deklaruar mijëra euro në llogaritë e tij bankare. Kryetari i ri i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka deklaruar diku rreth 35 euro.
E në humor iu përgjigj edhe pyetjes se si ka mundësi që një kryetar të ketë aq pak para.
Mirëpo, arsyeja pse i pari i Kamenicës ka një shumë aq të vogël në llogari është tjetër. Qëllimi i tij është që të ndryshohet perceptimi për pasurinë e zyrtarëve.
Në deklarimin e tij të pasurisë ai thotë që në pronësi e ka vetëm një veturë të cilën e ka blerë me kredi. Ndërkaq, trualli e shtëpitë, të gjitha sipas deklarimit të Kastratit janë në pronësi të prindërve të tij.
Qëndron Kastratit në deklarimet e pasurisë, mbetet zyrtari me më së paku para në llogari bankare.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/690773714711075/