Halil Kastrati, humanisti shqiptar vazhdon të mos ndalet për të ndihmuar familjet nevojtare që janë me gjendje të rëndë ekonomike.
Ai e dhe sot ka dhuruar çelësat e shtëpisë për një familje e cila kishte kushtet e vështira pasi jetonte në një vend të pabanueshëm.
“E gëzofshi shtëpinë e re. Familja 14 anëtarëshe e Hasan Bajgorës nga fshati Dobratin, komuna e Podujevës, u be me shtëpi të re. Njëri nga anëtarët e familjes është edhe i riu Bill Klintoni. Duke e pasur parasysh numrin e anëtarëve te kësaj familje, ne shtëpinë e kemi bërë mbi 90 metra katrorë. Me ne në këtë gëzim ishte edhe aktori dhe humoristi jonë i njohur, Adnan Blakaj. Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.
Kastrati do t’i dhuroi çelësat për 17 familje me kushte të vështira, me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, ai bashkë me komunën e Mitrovicës dhe donatorë tjerë, do t’i ndërtojë 51 shtëpi në këtë qytet.
Kastrati vitin e kaluar ka ndërtuar dhjetëra shtëpi për familjet me kushte të vështira ekonomike.