Fjalë Kyçe

Kastrati: Taksa të suspendohet vetëm nëse Kosova përfiton në Dialog

Kastrati: Taksa të suspendohet vetëm nëse Kosova përfiton në Dialog

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, ka thënë se vendosja e takës ka qenë veprim i drejt në raport me qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

“Në një anë thonë jemi të gatshëm të ju njohim, në anën tjetër nuk e ndalin fushatën agresive kundër Kosovës. Taksa është veprim i duhur dhe i drejt”, ka thënë Kastrati në Zonën B.

“Mendoj se për këtë duhet t’i paraqesim disa kushte dhe t’i drejtohemi Serbisë që ata ta ndalojnë fushatën agresive ndaj Kosovës dhe presionin ndaj serbëve që jetojnë këtu”.

Ai thotë se taksa është pjesë shumë e rëndësishme për faktorizimin e palës kosovare për hyrje në dialog.

“Nëse udhëheqësit e institucioneve kanë mendime të ndryshme kjo duhet të shqyrtohet. Mendoj se edhe kryeministri ka thënë sinjale që është i gatshëm ta diskutojë këtë punë ose më përfshi taksën në kuadër të delegacionit, ose përmes faktorëve tjerë. Kjo do të mundësonte taksa të pezullohej, por jo të shfuqizohej”.

“Taksa ka qenë veprim i duhur, por në ndërkohë duhet të kemi kujdes që kjo të mos stërzgjatet”.

“Nëse taksa është si mjet për ta bllokuar dialogun mendoj se është e rëndësishme me thënë këtë sinqertë ndaj të gjitha palëve. Duhet të definohet, nëse është si mjet bllokues atëherë cili është kuptimi, a nëse është mjet për me ndalimin e Serbinë atëherë është tjetër çështje”.