Fjalë Kyçe

Kastriot Rexha tregohet sportist i vërtetë

Kastriot Rexha tregohet sportist i vërtetë

Pavarësisht se e kishin rival gjatë gjithë kampionatit dhe ka mundur t’ua rrëmbejë titullin, sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha është i lumtur që ish-skuadra e tij, Prishtina do të luajë në Evropë.

Siç dihet, ishte pikërisht Feronikeli që i bëri shërbim kryeqytetasve duke fituar Kupën e Kosovës pas fitores në finale ndaj Trepçës ’89, duke iu mundësuar atyre të dalin në Evropë si nënkampion.

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha ka dhënë një deklaratë interesante.

“Prishtina ka bërë një kampionat të madh, ka konkurruar me ne dhe e ka merituar të shkojë në Evropë”.

“Mirel Josa e meriton një rast për Evropë, pasi është trajner i madh dhe pas ndeshjes na ka uruar atë ditë të gjithëve”, ka thënë Rexha.

Feronikeli si kampion do të luajë në Ligën e Kampionëve, kurse Prishtina në Ligën e Evropës.