Fjalë Kyçe

Katër aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen 4 personap

Katër aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen 4 personap

Si pasojë e motit me shi, janë shkaktuar katër aksidente ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha fillimisht se aksidenti i parë i raportuar është ai mes dy kamionëve në fshatin Koreticë në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se aty në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera, e ku në njërin nga ta, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me këto raste”, tha Bajram Krasniqi.