Fjalë Kyçe

Katër ndërtesa pa rrymë për më shumë se 24 orë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Katër ndërtesa pa rrymë për më shumë se 24 orë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Katër ndërtesa nuk kanë rrymë që nga dje në orën 09:30 të mëngjesit, në rrugën “Kerem Lëton” në Prishtinë.

Një banor i ndërtesave të ashtuquajtura “Banesat e Valonit”, i cili foli për Klankosova.tv në kushte anonimiteti, tha se rreth 250 familje kanë mbetur pa rrymë, ndërsa banorët aty kanë bërë ankesë në KEDS, të cilët kanë thënë se ekipet janë duke punuar në trafo, por se tek trafo nuk kanë parë asnjë punëtor të KEDS-it.

Banori po ashtu tha se KEDS-i dhe pronari i atyre banesave po ia gjuajnë fajin njëri-tjetrit për problemin në trafo.

“Sot në mëngjes jemi shkuar në zyre, e kemi hapur si rast, KEDS-i thoshte se trafo është aset i pronarit, pronari thoshte se trafo është aset i KEDS-it. Nëse është aset i pronarit, pse ne paguajmë rrymë në KEDS? Më herët kur pa pasur probleme, KEDS-i ka ardhur dhe ka rregulluar problemet”.

Qytetari po ashtu tregoi se banorët janë mbledhur jashtë banesave, në protestë për t’u zgjidhur problemi.

“Banorët janë mbledhur, KEDS tha se i kemi dërgu dy ekipen ndërsa erdhën veç dy veta, thanë se na s’kemi çka prekim këtu, është pronë e pronarit”.

Banori u ankua se dy prindërit e tij kanë sëmundje kronike, çka është e pamundur për ta të përshkojnë shkallët, pasi lifti nuk punon.

“E thirrëm edhe policinë, thanë se ne nuk mundemi me bo zgjidhje”, tregoi banori.

Klankosova.tv provoi të kontakotjë me KEDS-in, por të njëjtit ishin të paqasshëm.