Fjalë Kyçe

Katër persona rrahen mes vete në Gjakovë – arrestohen nga policia

Katër persona rrahen mes vete në Gjakovë – arrestohen nga policia

Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Personat e përfshirë në përleshje që janë të komunitetit ashkal , janë arrestuar rreth orës 21:30, ku raportohet se dy prej tyre janë mbajtur në ndalim policor.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 25.02.2020, në ora 21:30, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast rrahje në rrugën ,, Shote Galica” në Gjakovë. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe katër persona të involvuar në rast meshkuj ashkali/ kosovar janë shoqëruar për në stacion policor. Personat në fjalë kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht në mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, të njëjtëve ju është ofruar edhe tretmani mjekësor. Pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorit të shtetit dy personat e dyshuar mbahen në ndalim policor.”, ka thënë Podrimaj.

Më tej ajo ka treguar se rasti po hetohet nga sektori i hetimeve te stacionit policor ne Gjakovë në koordinim me prokurorin e shtetit.