Fjalë Kyçe

Katër persona të lënduar në një aksident në Bellopojë të Istogut

Katër persona të lënduar në një aksident në Bellopojë të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bellopojë të Istogut, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30 policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura”, tha Rugova për Telegrafin.

Tutje, ai shtoi se, “Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.